Kirurgjia plastike e qepallave të sipërme
Hyrje
| Operacionet e syve | Operacione/të tjera ndërhyrje | Kirurgjia plastike e qepallave të sipërme
Me kalimin e moshës, shumë pacientë përjetojnë probleme me varjen e qepallave. Kjo ndodh për shkak të humbjes së elasticitetit të lëkurës së qepallave. Faktorë të tjerë janë: mënyra e jetesës, trashëgimia, alergjitë, sëmundjet e veshkave dhe tipi i lëkurës. Përveç aspektit estetik, qepallat e varura shkaktojnë ngushtim të fushës së shikimit, lodhje të syve dhe dhimbje koke.

Përfitimet nga operacioni i blefaroplastikës
- Heqje e lëkurës së tepërt dhe rifreskim i pamjes së fytyrës
- Përmirësim i fushës vizuale
- Procedurë e shpejtë dhe ambulatore nën anestezi lokale
Rrjedha e operacionit
- Anestezi lokale
- Heqja kirurgjikale e lëkurës së tepërt dhe korrigjimi i qeskave yndyrore sipas nevojës
- Aplikimi i fashës mbrojtëse dhe kthimi në shtëpi në të njëjtën ditë
- Ftohje me kompresa për 24-48 orë
- Hiqja e qepëve dhe kontrolle pas 5 ditësh
- Aktivitetet sportive dhe kontakti me ujin pas 2 javësh

Jeni të interesuar për një konsultim ose kontroll?
Rezervoni një takim sot