Teknologjitë
Ne punojmë me teknologjitë më të avancuara
Oftalmologjia është një nga degët më të zhvilluara të mjekësisë – kryesisht falë teknologjive moderne që janë zhvilluar gjatë 30 viteve të fundit. Këto teknologji e bëjnë operacionin me lazer shumë preciz, të sigurt dhe të butë për shikimin e pacientit. Klinika iClinic ofron jo vetëm përvojën e mjekëve tanë me shumë vite praktikë, por edhe përvojën me teknologjitë më moderne. Falë kësaj, iClinic ka mijëra pacientë të kënaqur pa syze.Klinika jonë është e pajisur me pajisjet më moderne që mjekësia aktualisht ofron:

ZEISS VISUMAX 800
- ZEISS VISUMAX 800, lazeri i ri femtosekGALILEI G6und nga kompania Carl Zeiss, sjell një teknologji revolucionare që përdor inteligjencën artificiale dhe sisteme asistimi për saktësi maksimale dhe korrigjim të personalizuar të kornesë. Me një shpejtësi rekord prerjeje deri në 2 MHz, procedura përfundon brenda vetëm 7-9 sekondave për një sy – duke ulur ndjeshëm kohën e operacionit dhe duke minimizuar stresin për pacientin.

ZEISS mikroskop OPMI LUMERA® 700
- Mikroskopi kirurgjik OPMI LUMERA® 700 nga ZEISS përfaqëson majën e teknologjisë. Ai përfshin tomografinë koherente optike (OCT), që lejon vizualizimin jo-invaziv të shtresave të thella dhe strukturave të brendshme të syrit, të cilat shfaqen në formë 3D me ngjyra.

ALCON EX 500
- Lazeri i shpejtë dhe i saktë në ALCON EX 500 është i bazuar në teknologjinë e provuar excimer, WaveLight® EX500 Excimer Laser, duke përfaqësuar një hap tjetër përpara në shpejtësi dhe saktësi në kirurgjinë refraktive me lazer. Këto veçori unike janë parakushte për heqjen e sigurt dhe të përhershme të dioptrive.
ZEISS CALLISTO
- Me ndihmën e sistemit të avancuar navigues ZEISS CALLISTO eye®, operacioni i kataraktit (zogu i bardhë) bëhet më i saktë, më i shpejtë dhe më i lehtë! Ai ndihmon të përmbushë pritshmëritë e mjekëve dhe pacientëve përmes funksioneve speciale të integruara që projektohen drejtpërdrejt në fushën e operacionit. Shfaq rezultatet edhe në foto dhe video me rezolucion të lartë dhe përmes sistemit ZEISS FORUM® Eye Care Data Management mund t’i përpunojë ato.
ZEISS VISUMAX 500
- VISUMAX 500 unik nga kompania Carl Zeiss është laseri më i sigurt femtosekund i destinuar për operimet me metodën më të avancuar kirurgjikale Relex Smile 3D. Avantazhi i tij është pa dhimbje dhe rezultat i shpejtë.

ZIEMER FEMTO LDV Z8
- laseri më i ri femtosekund FEMTO LDV Z8 nga kompania zvicerane Ziemer. FEMTO LDV Z8 është laseri i parë dhe i vetëm femtosekund mobil i përdorur në kirurgjinë refraktive dhe të kataraktit, i cili përmes energjisë më të ulët, pulseve shumë të shkurtra me frekuencë të lartë, arrin rezultate të shkëlqyera pa dëmtuar indet përreth dhe pa stres mekanik. Pajisja e integruar OCT dhe kamera TopView i lejon kirurgut vizualizimin e saktë të indeve të veçanta të syrit dhe optimizimin e ndërhyrjes kirurgjikale të planifikuar. FEMTO LDV Z8 është një garanci e sigurisë dhe precizionit në operacionet refraktive dhe ato të ndihmuara me Femto-laser në katarakt (FLACS).

Constellation Vision System
- Constellation Vision System nga kompania amerikane Alcon është thjesht sistemi më i mirë dhe më i sigurt i disponueshëm, i cili zgjeron mundësitë e kirurgut gjatë ndërhyrjeve specifike në segmentin e përparmë dhe të pasëm të syrit. Ky aparat përdoret gjatë operacionit të kataraktit dhe punon më të sigurt, më shpejt dhe më efikasisht se paraardhësit e tij.

