Sistemi navigues ZEISS CALLISTO

Me ndihmën e sistemit të avancuar navigues ZEISS CALLISTO eye®, operacioni i kataraktit (zogu i bardhë) bëhet më i saktë, më i shpejtë dhe më i lehtë! Ai ndihmon të përmbushë pritshmëritë e mjekëve dhe pacientëve përmes funksioneve speciale të integruara që projektohen drejtpërdrejt në fushën e operacionit. Shfaq rezultatet edhe në foto dhe video me rezolucion të lartë dhe përmes sistemit ZEISS FORUM® Eye Care Data Management mund t’i përpunojë ato.

Rez/LRI Assistant
Rez/LRI Assistant Ndihmon në saktësinë dhe madhësinë e prerjes kirurgjikale dhe siguron siguri të lartë si dhe përmirësim të rezultatit.

Asistent për kapsulorheksinë
Përcakton formën dhe madhësinë e saktë të kapsulorheksisë dhe e rreshton IOL përgjatë boshtit optik të syrit të pacientit.

Z ALIGN® – Asistent Torik
Duke përdorur boshtin referues të marrë nga IOL Master dhe boshtin e synuar në mikroskopin tuaj, sigurohet rreshtimi i saktë torik i IOL pa markues në korné.

K TRACK®
Vizualizon lakimin e kornesë në kombinim me keratoskopin, p.sh. në transplantimet e kornesë.
Integrim i përsosur
Mikroskopi ZEISS CALLISTO bën pjesë në grupin e mikroskopëve kirurgjikalë ZEISS OPMI LUMERA3.